Raportimet se Britania e furnizon Kosovën me armë, Syla i quan spekulime

Aktuale

Raportimet se Britania e furnizon Kosovën me armë, Syla i quan spekulime

Më: 20 prill 2022 Në ora: 12:25
Shemsi Syla

Aterimi në Aeroportin e Prishtinës i një aeroplani ushtarak të Britanisë së Madhe ngjalli reagime të mëdha në Serbia.

Kudo në mediat atje u përhap lajmi se Britania po e furnizonte me armë Kosovën.

Një pretentim të tillë e kishte mohuar edhe Ambasada britanike në Beograd, duke i quajtur të fabrikuara këto lajme.

Për këtë çështje ka folur edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla.

Syla në Sytë 7 se ky është një spekulim i madh i liderëve të Serbisë.

“Ky ishte një spekulim i madh i Serbisë, konkretisht i liderëve serb dhe i presidentit. Por, ju duhet ta kuptoni një çështje se Britania, është një mbështetëse e fortë e Ukrainës dhe është duke e ndihmuar për kauzën dhe luftën e drejtë që po e bën populli ukrainas”.

“Dhe Serbia ka gjetur një adut të mirë kështu për t’iu kundërvënë Britanisë, për ta goditur sepse Serbia është satelit i Rusisë. E gjen Kosovën dhe çon mesazhe të tilla. Një aterim që ka qenë rutinor i aviacionit britanik për nevojat e veta, e kanë bërë lajm dhe fatkeqësisht tek ne mori jehonë tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat