“Ti ke qenë i përjashtuar nga FSK-ja”/ Përplasen ashpër Enver Dugolli dhe Hisen Berisha

Aktuale

“Ti ke qenë i përjashtuar nga FSK-ja”/ Përplasen ashpër Enver Dugolli dhe Hisen Berisha

Më: 21 prill 2022 Në ora: 01:04
Hisen Berisha dhe Enver Dugolli

Një përplase “e nxehtë” ka ndodhur në mes të Hisen Berishës nga PDK dhe Enver Dugolli nga LVV.

Duke debatuar në lidhje me pakënaqësitë e PDK-së për qeverisjen aktuale, dhe ankimet e LVV-së për qeveritë e kaluara, debati në mes të Berishës e Dugollit është tensionuar duke e kthyer atë në çështje personale.

“Ti nuk je i besueshëm, ti nuk je kredibil. Ti ke qenë i përjashtuar nga FSK-ja. Nuk e ke kaluar kurrë atë vetingun dhe ti po më kallxon mua për Postën”, i ka thënë deputeti Dugolli, Berishës.

“Me intervenimin e ish-Presidentit Fatmir Sejdiu, ky është kthyer, sepse ky ka qenë i përjashtuar nga puna si jo-kredibil” , ka vazhduar më tej Dugolli kundër Berishës.

Por, Berisha e ka demantuar Dugollin, duke thënë se ai e ka kaluar nivelin e tretë të VETING-ut nga NATO-ja.

Duke u nervezuar me të gjitha këto deklerata, Hisen Berisha ia ka kthyer Dugollit duke i thënë se “Partia Komuniste e zotit Enver, kur nuk kanë argumente, këta kapen në gjëra…”

“Të akuzosh Lëvizjen Vetëvendosje, për hajni, kjo është e pa imagjinueshme” ia ka kthyer Dugolli, Berishës.

Pas kësaj, Bersha duke mos mbetur ndër kësaj deklarate, ia ktheu Dugollit se “Ju keni punuar me Unmik-un dhe keni vjedhë bashkë me Unmikun dhe vjedhni edhe sot, shiqoni portalet”

Debati më pas ka vazhduar me diskutime në lidhje me deklaratat kundër Fondit të Sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat