Mbi 100 mijë qytetarë kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Mbi 100 mijë qytetarë kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se mbi njëqind mijë qytetarë të vendit tonë kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas MSH-së, të dhënat e bazuara në dëshmi shkencore tregojnë se pas marrjes së dy dozave të para të vaksinës kundër COVID-19, me kalimin e kohës, imuniteti i fituar nga vaksina vjen duke rënë.

“Prandaj, është me rëndësi që personat e moshës mbi 18 vjeç që kanë i marrë dy dozat e para dhe në veçanti grup-moshat e shtyra dhe personat me sëmundje kronike ta marrin edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Për shëndetin e tyre dhe për një jetë më të sigurt!”, thuhet në thirrjen e MSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat