Gjoshi: Zëvendësi i Kurtit qëndroi me palën serbe, pa i ngritur si shqetësim sulmet e fundit

Aktuale

Gjoshi: Zëvendësi i Kurtit qëndroi me palën serbe, pa i ngritur si shqetësim sulmet e fundit

Më: 21 prill 2022 Në ora: 22:04
Betim Gjoshi

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi thotë se kryeministri Albin Kurti, dialogun me Serbinë e ka vënë si prioritetin e tij të parë.

Sipas Gjoshit, Kurti i cili theu premtimin dhënë siç tha ai, nënave gjakovare, çoi në Bruksel zëdhënësin e tij, për të takuar dikë, shtetin e të cilit vetëm para një jave e akuzonte se kishte kryer sulm terrorist në territorin e Kosovës.

Zëvendeskryeministri Besnik Bislimi zhvilloi sot takim me Kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, takim në të cilin, sipas Gjoshit, nuk u diskutua për sulmin në veri.

Shkrimi i plotë i Gjoshit në Facebook:

Para një jave, Albin Kurti deklaronte se sulmet terroriste kundër Policisë së Kosovës në territorin e Kosovës po vijnë nga territori i Serbisë.

Pas një jave, Albin Kurti e dërgon në Bruksel zëvendësin e tij, ekonomistin e dështuar Besnik Bislimi, për të dialoguar me Serbinë.

Ky është Kurti i vërtetë. Dialogu i është bërë prioriteti numër një dhe për të më nuk ka ndonjë turp nga dita që e ka thyer premtimin e dhënë Nënave Gjakovare se në dialog nuk do të shkojë pa u zbardhur fati i familjarëve të tyre të pagjetur.

E pashpjegueshme se si Zëvendësi i Kurtit, ka qëndruar me orë të tëra në takimin me palën serbe, por ai nuk i ka ngritur si shqetësim sulmet kundër Policisë së Kosovës.

Bislimi është si shefi i tij Kurti, i braktisin temat dhe çështjet me interes për Kosovën, njejtë qysh i kanë braktisur edhe premtimet për Nënat Gjakovare, hallet e të cilave nuk po i përmendin as në Bruksel dhe as në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat