Flet Martin Berishaj, paralajmëron padi ndaj medias sllovene

Aktuale

Flet Martin Berishaj, paralajmëron padi ndaj medias sllovene

Më: 22 prill 2022 Në ora: 10:14
Martin Berishaj

Pas skandalit financiar të raportuar mbrëmë në media, ka reaguar ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Berishaj ka thënë se do ta padis mediumin slloven Planet Tv për raportimin.

Ai raportimet për skandalin me 600 mijë eurot e ka quajtur “shpifje”.

“Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshem në mes akterve kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kunder portalit ne fjalë, hap rrugë per fjalen e fundit gjykatës. Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurtë në drejtësi dhe në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sipas raportimeve të mediave sllovene, në një aferë të zbuluar, ku dyshohet për shpëlarje parash, duket që është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që mediat sllovene tregojnë që i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat