“Ambasadori që u kap me pelë për dore”/ Pozhari tregon si duhet të veprojë Martin Berishaj

Aktuale

“Ambasadori që u kap me pelë për dore”/ Pozhari tregon si duhet të veprojë Martin Berishaj

Nga: G.B Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:16
Xhevdet Pozhari

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas rastit të ambasadorit Martin Berishaj në Slloveni.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ambasadori u kap me pelë për dorë dhe ka thënë të mos pyetet se pse po zhgënjehet nga qeveria, përcjell Bota sot.

“Mos pyetni mandej pse kam filluar të dëshpërohem nga kjo Qeveri! Martini, ambasadori që u kap me pelë për dore”, ka shkruar Pozhari.

Ndërsa, në një tjetër postim, ai ka thënë se në këtë rast ai duhet të jap dorëheqje derisa të pastrohet imazhi i tij, që të mos dëmtohet imazhi i shtetit.

“Si vepron njeriu i pafajshëm në këtë skandal diplomatik? Mbanë konferencë për media me eprorin e tij, në këtë rast ministren e jashtme. E thotë të vërtetën e tij. Dorëzon postin derisa të pastrohet emri i tij që mos ta dëmtojë imazhin e shtetit. Dhe, me kaq mbyllet kjo temë. Tjerat janë veç pallavra”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat