“Heshtja nuk është zgjidhje”/ Xhevdet Pozhari ka një thirrje për Albin Kurtin

Aktuale

“Heshtja nuk është zgjidhje”/ Xhevdet Pozhari ka një thirrje për Albin Kurtin

Nga: N. Sh. Më: 22 prill 2022 Në ora: 15:40
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari

Analisti politik, Xhevdet Pozhari përmes një postimi në Facebook, po kërkon nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të reformatojë Qeverinë.

Sipas tij, nëse kjo nuk ndodh atëherë në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë gjysmën e elektoratit.

Këtë thirrje Pozhari po e bënë pas skandalit të raportuar në media në të cilin përflitet se është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Koraci, Martin Berishaj.

Sipas tij, heshtja nuk është zgjidhje.

Postimi i plotë:

Dhe, kështu nis gjithçka. Historia rifillon. Nisin e arsyetohen gjëra që në të kaluarën as që janë imagjinuar. Të vëmendshmit nxjerrin mësim prej pushteteve të kaluara...

Xhamat e zinj e errësojnë shikimin. Përreth shtohet numri i servileve. Kumbojnë zërat që të shkëpusin nga realiteti. Gurëzohen ata që e thonë të vërtetën. E vërteta e vetme duhet të jetë ajo që i pëlqen liderit!

Heshtja nuk është zgjidhje. Albin, reformatoje Qeverinë përndryshe në zgjedhjet e ardhshme nuk do ta kesh as gjysmën e elektoratit. Këtë ta thotë dikush që kurrë nuk ka kërkuar asgjë më shumë sesa t'ia kthesh shpresën këtij vendi.

Por, ti mund të zgjedhësh ta dëgjosh kakofoninë e zërave që të thonë se je duke e bërë më të mirën. Këshilla e vetme: Ata që t'i rrahin supet pyeti ndonjëherë nëse kanë marrë pjesë në ndonjë protestë të vetme në jetën e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat