“Blerja e energjisë nga Serbia, zakon i PDK-së”, Deliu i përgjigjet Mujës

Aktuale

“Blerja e energjisë nga Serbia, zakon i PDK-së”, Deliu i përgjigjet Mujës

Më: 23 prill 2022 Në ora: 21:51
Armend Muja dhe Blerta Deliu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu i është përgjigjur deputetit të LVV-së, Armend Muja, pasi ky i fundit tha se blerja e energjisë nga Serbia ka qenë zakon i qeverisjes së PDK-së. Sipas tij, qeverisja e VV-së, gjatë vitit 2021, ka importuar energji kryesisht nga Sllovenia, Shqipëria, Danimarka dhe Maqedonia e Veriut.

Deliu tha se kompaninë që Muja e quan slloeve, Kurti në vitin 2019 e konsideronte të themeluar UDB-ja.

Deliu thotë se ky skandal origjinën, protagonistët dhe çdo gjë tjetër e ka të lidhur me pushtetin në të cilin Muja bën pjesë.

“Sipas tij, GEN qenka një kompani sllovene, por e tillë nuk ishte për Albin Kurtin në vitin 2019, kur Kurti e kishte cilësuar të njëjtën “kompani të themeluar nga UDB-ja” e të mirëmbajtur nga mafia energjetike serbe. Mbase para një orvatje të tillë, do të duhej fillimisht ta pyeste Albin Kurtin se cila është e vërteta. Meqenëse Kurti është bërë “gur” dhe po fshihet para qytetarëve, mbase Mujes do të ia kishte shpjeguar të vërtetën”, shkroi Deliu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat