​Ministri Latifi takoi profesionistë shëndetësor shqiptarë në Norvegji

Aktuale

​Ministri Latifi takoi profesionistë shëndetësor shqiptarë në Norvegji

Më: 24 prill 2022 Në ora: 14:00
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, u taku me mjekë dhe profesionistë shëndetësor shqiptarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Norvegji.

Takimi në formën e bashkëbisedimit u realizua në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Oslo, me ç’rast u trajtuan tema dhe problematika të ndryshme të shëndetësisë së Kosovës.

Sipas një komunikate të MSh-së, theks të veçantë iu dha identifikimit të formave dhe mundësive që profesionistët shëndetësor që jetojnë jashtë vendit të mund të kontribuojnë në transformimin e shëndetësisë së Kosovës.

Ministri Latifi tha se pasi që Norvegjia ka një sistem shëndetësor shumë të avacuar, një bashkëpunim i tillë, mundëson shkëmbimin e përvojave apo ekspertizave me maltelbardhët në Kosove, duke filluar nga mjekët, infermirët dhe të tjerët.

“Shëndetësia e Kosovës ka nevojë për ide dhe projekte të mëdha dhe për këtë kontributi i gjithsecilit prej jush është jo vetëm i mirëseardhur, por edhe i domosdoshëm. Nuk është e thënë që secili prej jush të kthehet në Kosovë për të zhvilluar veprimtarinë tuaj profesionale atje, pasi jo të gjithë kanë mundësi që të bëjnë një gjë të tillë në këtë fazë, por gjithnjë ekziston mundësia që edhe nga këtu të kontribuoni në përmirësimin e sistemit tonë shëndetësor”, tha ndër të tjera Ministri Latifi në këtë takim.

Ministri Latifi shpalosi para të pranishmëve në detaje shtatë shtyllat kryesore të transformimit të sistemit shëndetësor të Kosovës si dhe dhe projektet prioritare përmes të cilave do të bëhet i mundur ky transformim.

Më tej, takimi vijoi në formën e bashkëbisedimit ku të pranishmit shtruan pyetje për problematikat e ndryshme të shëndetësisë në Kosovë dhe dhënë edhe sugjerime të vlefshme për adresimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat