Ministria bën bilancin ditor: Sot më shumë raste të reja me Covid-19 se shërime

Aktuale

Ministria bën bilancin ditor: Sot më shumë raste të reja me Covid-19 se shërime

Nga: A.ZH Më: 24 prill 2022 Në ora: 14:56
Pamje nga QKUK

Edhe 23 raste të reja me Koronavirus, janë regjistruar në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 persona.

Ndërsa, nuk është shënuar asnjë viktimë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

24 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 57 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.379 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.763 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.190 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 869 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.396.

Në total numri i rasteve aktive është 442.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
Statistikat nga MSH
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat