Vëllai i deputetit të vrarë të LDK-së reagon ndaj Hysenit, Ibishit dhe Borovcit: Komandantët e tyre akuzohen për...

Aktuale

Vëllai i deputetit të vrarë të LDK-së reagon ndaj Hysenit, Ibishit dhe Borovcit: Komandantët e tyre akuzohen për...

Nga: P.R Më: 25 prill 2022 Në ora: 20:27
Foto e postuar nga Fazli Hajdaraj / Hazir Borovci, Nuredin Ibishi dhe Skënder Hyseni

Ish deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi dhe kryetari i degës së tretë të LDK-së, Hazir Borovci i kanë dalë në mbrojtje Salih Mustafës, i cili po akuzohet nga Gjykata Speciale edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK-së.

Të dy këta ishin dëshmitar mbrojtjes të komandant Calit, në gjykimin në Hagë.

E Ibishit dhe Borovcit, i është bashkuar edhe ish Ministri i Jashtëm nga LDK-së, Skënder Hyseni.

Hyseni është shprehur se po ta dinte që Gjykata Speciale do të rrëshqiste deri këtu, atëherë ai nuk do ta votonte për 1 mijë vjet.

E ndaj tre anëtarëve të LDK-së, ka reaguar Fazli Hajdaraj, vëllai i Smajl Hajdarajt, ish-deputetit të LDK-së, i cili u vra pas lufte.

“Korit të “burrave” brenda LDK-së, Hazir Borovcit dhe Nuredin Ibishit ju bashkua edhe Skënder Hyseni! Më vije keq që të mjerët po vuajnë shumë për Komandantët e tyre të cilët akuzohen për ndërmarrje kriminale në Gjykatën Speciale, prandaj po mundohen më mish e shpirt t’i shpëtojnë duke u bërë dëshmitar, por edhe si pendues pse e votuan formimin e saj në Kuvendin e Kosovës!!!”, ka shkruar ndër tjerash Hajdaraj, përcjellë “Bota sot”.

“Për sa kohë LDK-ja do i mbajë brenda, e ardhmja e saj do jetë e keqe. Kryetari i LDK-së zotëri Abdixhiku dhe Kryesia duhet të veprojnë sa më parë!”, shkruan në reagimin e tij Fazli Hajdaraj, vëllai i Smajl Hajdarajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat