Agjencia Kundër Korrupsionit nis verifikimin e pasurisë së ambasadorit Berishaj

Aktuale

Agjencia Kundër Korrupsionit nis verifikimin e pasurisë së ambasadorit Berishaj

Më: 26 prill 2022 Në ora: 12:26
Martin Berishaj

Agjencia Kundër Korrupsionit do ta verifikojë pasurinë e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, emri i të cilit u përmend në një skandal financiar në Slloveni, për të cilin raportuan mediat në Ljubjanë.

Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj i tha medias se sot agjencia ka inicuar procedurat për ta verifikuar pasurinë e Martin Berishajt.

“Sot i kemi inicuar procedurat per verifikimin e pasurisë”, tha ai.

Ambasadori i Kosovës në Zagreb dyshohet se e ka fshehur pronësinë e tij mbi tri kompani në deklarimin që e ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në formularin e pasurisë, ambasadori Berishaj nuk ka deklaruar se është pronar i “MB Consulting”, kompaninë së tij në Mal të Zi, me të cilën implikohet në skandalin financiar për transferte të dyshimta të parave te politikani slloven, Robert Golob.

Në deklarimin e pasurisë në AKK, ambasadori Berishaj u raportua se ka fshehur aksionet të cilat i posedon edhe në dy kompanitë në Kosovë: Myloja LLC dhe Zaslon Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat