Historia e dhimbshme e nënës nga Gjakova: Tri ditë pasi rivarrosi djemtë, i vuri flakën vetes

Aktuale

Historia e dhimbshme e nënës nga Gjakova: Tri ditë pasi rivarrosi djemtë, i vuri flakën vetes

Më: 28 prill 2022 Në ora: 00:13
Pashke Krasniqi Markaj

Më 27 prill 1999 në fshatin Mejë të Gjakovës, forcat serbe vranë 376 civilë të pafajshëm.

Masakra e Mejës është ndër masakrat më të mëdha gjatë luftës në Kosovë, për të cilën ende nuk është vënë drejtësia.

Në mesin e të vrarëve në Mejë, ishin edhe dy vëllezër, Gjovalin e Milan Markaj.

Trupat e tyre ishin gjetur në varrezë masive në Batajnicë më 2003.

Tre ditë pas kësaj dite, nëna e tyre, Pashke Krasniqi Markaj, kishte humbur jetën duke i vënë flakën vetës.

Për historinë ka folur analisti Shkëlzen Gashi nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Ndër 376 civilët e vrarë në Mejë e në fshatrat përreth, ishin edhe Gjovalin e Milan Markaj, trupat e të cilëve u gjetën në varrezën masive në Batajnicë, afër Beogradit. Tre ditë pas rivarrimit të tyre në Mejë, më 27 maj 2003, nëna e tyre Pashke Krasniqi Markaj, i vuri flakën vetës, duke i dhënë fund jetës”, shkroi Gashi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat