Sot në Tërnoc të Madh përsëriten votimet, koalicionit të Shqiptarëve të Luginës i duhen 600 vota për kalimin e pragut

Aktuale

Sot në Tërnoc të Madh përsëriten votimet, koalicionit të Shqiptarëve të Luginës i duhen 600 vota për kalimin e pragut

Më: 28 prill 2022 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Votimi për deputet popullor sot përsëritet në një vend-votim në Tërnoc të Madh të Bujanovcit, ku të drejtë vote në vend-votimin në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” kanë 1 mijë e 89 qytetarë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Në këtë vend-votim zgjedhjet e mbajtura me 3 prill janë anuluar sepse në fletë kontrolluese si votues i parë është nënshkruar anëtari i këshillit zgjedhor.

Deklarimi i votuesve dhe përqindjet të cilat mund të arrijnë listat zgjedhore, nuk do duhet të ndryshonin rezultatin zgjedhor dhe numrin e mandateve në përbërjen e re të Parlamentit. Kjo mund të arrihet vetëm nëse ka dalje masive të qytetarëve, që do i japin mundësi Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për të fituar një mandat, pasi aktualisht i mungojnë 600 vota për të kaluar pragun , për të fituar një vend deputeti, shkruan gazeta.

Pas shpalljes së rezultateve zgjedhore dhe afatit 30 ditor të konstituimit të Parlamentit, për të konfirmuar mandatet dhe deputetët e rinj, ku pastaj bëhet zgjedhja e kreut të Kuvendit dhe këshillave e 90 ditë pas zgjedhjeve zgjidhet qeveria e re.

Zgjedhjet e 3 prillit janë përsëritur në disa vende në tri nivele dhe në Kuvendin e Beogradit në dy nivele.

Në Beograd rezultate priten të shpallen në jav[n që vjen, kështu ka njoftuar kryetari i Komisionit Zgjedhor Zoran Lukiç, që njoftoi se Gjykata ka refuzuar deri tash 246 ankesa rreth realizimit të votimit, 10 prej të cilave si të papranueshme.

Ditë më parë ish-deputeti dhe bartësi i Listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës Shaip Kamberi ka deklaruar se listës së tij i duhet 400 vota nga vend-votimi ku sot përsëriten zgjedhjet dhe të kaloi pragun për të fituar një ulëse deputeti në Kuvendin e Serbisë, duke ftuar qytetarët që të dalin në numër sa më të madh që të arrihet fitorja dhe përfaqësimi i shqiptarëve në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat