Ministria e Arsimit dhe Shkencës mirëpret vendimin e SASHK-ut: Jemi të gatshëm të vazhdojmë negociatat

Aktuale

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mirëpret vendimin e SASHK-ut: Jemi të gatshëm të vazhdojmë negociatat

Më: 28 prill 2022 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mirëpret vendimin e sotëm të SASHK-ut për ndërprerjen e grevës, e cila para së gjithash është në interes të nxënësve dhe vazhdimësisë së procesit arsimor dhe që siguron të drejtën e garantuar me Kushtetutë për arsimim të fëmijëve.

Duke u nisur nga urgjenca për mbrojtjen e interesit publik të qytetarëve, të drejtën për arsimim dhe pasojat që mund të ndodhin në rast të ndërprerjes së këtij procesi, si dhe duke marrë parasysh kërkesat e SASHK-ut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vepruar në përputhje me me Ligjin për zgjidhjen paqësore të kontesteve të punës dhe sot i ka dërguar kërkesë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për caktimin e pajtuesit në këtë proces. Me këtë vendim Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh gatishmërinë për të vazhduar procesin e negociatave me partnerët socialë dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të gjithë në këtë rast”, thonë nga MASH.

Sipas tyre, Ministria, përkatësisht Qeveria, janë dhe do të jenë partnerë të sindikatave, duke ofruar dialog social me qëllim të promovimit të të drejtave të punës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në atë proces jemi të hapur për vazhdimësi bashkëpunimi dhe shkëmbim të mendimeve dhe qëndrimeve, qëllimi i të cilit do të kontribuojë në kushte më të mira të punës dhe edukatorë të motivuar, gjë që do të ndikojë edhe në ngritjen e cilësisë së arsimit.

Greva e përgjithshme e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) është ndërprerë, por mund të riaktivizohet, tha sot kryetari i Sindikatës Jakim Nedellkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat