Zhvillimet brenda VV-së, Bajqinovci: Kurrë më në harmoni s’kemi qenë

Aktuale

Zhvillimet brenda VV-së, Bajqinovci: Kurrë më në harmoni s’kemi qenë

Më: 29 prill 2022 Në ora: 14:54
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur për zhvillimet brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe përfoljeve për përçarje brenda partisë pas vendimit të disa deputetëve për të mos votuar ndryshimet e Kodit Civil dhe për qëndrimet ndryshe të deputetit Burim Meta.

Bajqinovci ka thënë se qejfi më i madh i opozitës është që të ndahet Vetëvendosje, dhe shton se partia që drejton Kurti është në një harmoni të madhe.

“E para, qejfi më i madh i disa opinionistëve dhe opozitës është që të ndahet Lëvizja Vetëvendosje. Unë po ju garantoj, me gjithçka, jo që nuk ka problem, po kurrë më në harmoni s’ka qenë Lëvizja Vetëvendosje. Kjo është krejt spekulim që të futet spirra në mes të deputetëve të grupit parlamentar”, ka thënë Bajqinovci.

Tutje deputeti i VV’së ka thënë se në momentin që askush në parti nuk po del kundër ndonjë iniciative, po thuhet se “Albin Kurti është diktator”, ndërsa kur dikush nga deputetët po del kundër ndonjë ligji apo iniciative, po thuhet se VV-ja po përçahet.

Bajqinovci ka thënë se s’është e vërtetë që Kurti iu ka kërkuar deputetëve që s’e kanë votuar Kodin Civil që ta lëshojnë mandatin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat