“‘Ti q*** robtë’ – amaneti i Kadri Veselit për Abelard Tahirin”

Aktuale

“‘Ti q*** robtë’ – amaneti i Kadri Veselit për Abelard Tahirin”

Nga: N. Sh. Më: 29 prill 2022 Në ora: 15:40
Abelard Tahiri dhe Kadri Veseli

Gjatë ditës së djeshme në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka sharë me robë deputetët e LVV-së.

Kjo gjuhë e tij fyese ka ngjallë reagime të shumta.

Analisti politik prof. dr. Binak Maxharraj thotë se, shprehja ‘ti q*** robtë’ është amanet i Kadri Veselit për Abelard Tahirin.

Ai thotë se një shprehje të tillë e ka përdorur edhe Kadri Veseli në Kuvendin e Kosovës.

Reagimi i plotë:

SHARJE MË ROBË TË SHPISË N'PARLAMENT.

Në Parlamentin e Kosovës rrugaqi e tani shefi i grupit parlamentar i PDK i paska sha deputetët e LVV me shprehjen: "ti q***robtë".

Mos ia nxeni për të madhe këtij axhamie së ky edhe nuk di së çka flet, ndoshta nuk e di përmbajtjën e kësaj shprehje.

Por siç merret vesh këtë shprehje "brilante, të mrekullueshme dhe edukuse" ia paska mësu mësuesi i vet shefi i partisë së tij Kadri Veseli dhe si nxënës e paska mbajtë  mirë në mend.

Të njëjtën gjë Kadri Veseli në cilësinë e kryeparlamemtarit e kishte përdorë këtë shprehje kur bëhej tollovi me gazin lotsjellës.

I fshehur pas tymit të gazit lotsjellës kryeparlamentai Kadri Veseli kishte thanë: "ti q***robtë".

Këtë amanet Kadri Veseli ia paska lënë Abelard Tahirit që ta përdorë në parlament kur ka ndonjë vështirësi.

Ti "q***robtë", kjo është shprehja e përbashkët e këtyre dyve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat