“A ropt jau q***”/ Sharjet e Abelard Tahirit i duken normale Faton Abdullahut, ragon ashpër Xhevdet Pozhari

Aktuale

“A ropt jau q***”/ Sharjet e Abelard Tahirit i duken normale Faton Abdullahut, ragon ashpër Xhevdet Pozhari

Nga: N. Sh. Më: 30 prill 2022 Në ora: 08:03
Faton Abdullahu dhe Xhevdet Pozhari

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar ndaj zëdhënësit të PDK-së, Faton Abdullahut.

Mbrëmë Abdullahu tha se sharjet në Kuvend janë normale, duke i cilësuar si opozitarizëm.

Ndërsa, Pozhari në ragimin e tij, thotë se sipas tyre, është normale edhe me vjedh, mëditjet, darkat e drekat.

Sipas Pozharit është normale edhe me i çu luftëtarët në Hagë, me ble armë me para të shtetit si dhe me pas zëdhënës Abdullahun është krejtësisht normale.

Postimi i plotë:

Po more, edhe me vjedh është krejtësisht normale... mëditje, tenderë, darka, dreka, ekskursione, etj.

Edhe me i çu luftëtarët në Hagë është krejtësisht normale.

Edhe me ble armë me pare të shtetit dhe me e gdhend emrin është krejtësisht normale.

Edhe me qenë ti zëdhënës partie është krejtësisht normale.

Por, abnormaliteti i vetëm është se qysh ju kanë votu 20 vite!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat