Tanket më të fuqishmë në botë do të dërgohen në Ukrainë – Do të jetë përballje tankesh gjermane dhe ruse

Aktuale

Tanket më të fuqishmë në botë do të dërgohen në Ukrainë – Do të jetë përballje tankesh gjermane dhe ruse

Nga: N. Sh. Më: 30 prill 2022 Në ora: 09:47
Ilustrim

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti thotë se qeveria gjermane ka vendosur të dërgojë në Ukrainë armë të rënda dhe tanket Leopard më të fuqishmët në botë.

Ai shkraun se në Ukrainë do të përballën tanket gjermane dhe ruse.

Sipas tij, më këtë armatim fitorja e Ukrainës do të jetë e pasmhangshme ndaj Rusisë.

Postimi i plotë:

Së shpejti në Ukrainë do të përballen tanket Gjermane "Mercedes" kundër tankeve Ruse "Lada"!

Më në fund edhe qeveria Gjermane ka vendosur të dërgojë në Ukrainë edhe "armë të rënda", si tanket Leopard më të fuqishëm në botë në Ukrainë.

Me këtë armatim fitorja e ushtrisë Ukrainase ndaj asaj Ruse do të jetë e pashmangshme.

Deri më sot, SHBA ka dhënë kontributin më të madh në pajisjen e ushtrisë ukrainase. Uashingtoni ka miratuar rreth 2.5 miliardë dollarë për këtë që nga fillimi i luftës.

Për shembull, mbrojtësit ukrainas ishin në gjendje të shkatërronin tanke të panumërta ruse falë raketës antitank portative Javelin.

Megjithatë, ekspertët thonë se këto sisteme janë të papërshtatshme për një betejë të ashpër të llojit që tani është i pashmangshëm.

Edhe disa shtete të tjera të NATO-s do të furnizojnë Ukrainën me armatim të rëndë si Italia, Turqia, Britania e Madhe, Polonia, Çekia, Sllovenia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat