Jusuf Azemi: Kushtet tona nuk po përmisohen vetëm se janë duke u përkeqësuar

Aktuale

Jusuf Azemi: Kushtet tona nuk po përmisohen vetëm se janë duke u përkeqësuar

Më: 1 maj 2022 Në ora: 13:35
Jusuf Azemi

Më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, punëtorët e sektorit privat protestuan në Prishtinë, duke kërkuar kushte më të mira të punës.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi, tha se në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve janë më shumë për të protestuar për shkak të gjendjes së rënduar tek sektori privat.

“Është një ditë që ose duhet festuar ose duhet protestuar. Normale që mbi 95% e asaj shtymjes është që ne të protestojmë pasi që kushtet tona nuk po përmisohen vetëm se janë duke u përkeqësuar. Edhe pse gjatë gjithë vitit kemi deklaruar për kushtet dhe gjendjen çfarë e kemi  por është një ditë që patjetër duhet që edhe njëherë kërkesat tona ti qesim në opinion para punëtorëve para pronarëve të kompanive dhe para Qeverisë së Kosovës. Është detyrë dhe obligim, në mënyrë simbolike e bëmë këtë protestë”.

Azemi tha se e kanë përkrahjen edhe prej sindikatave të tjera, por që në protestën e sotme nuk i kanë ftuar për shkak se specifikat e punës janë të tjera.

“Ne me sindikatat tjera bashkëpunojmë shumë mirë , nuk ka dilema. E kemi edhe bisedën që e kemi bërë mbrëmë gjatë gjithë kohës me kryetarin e BSPK-së. Normal që specifikat e punës janë të ndryshme. Nuk i kemi ftu që të na bashkohen sepse sektori ynë është pak më i ndryshëm. Përndryshe ne jemi ku janë ata, dhe ata janë ku jemi ne.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat tha se pritet që rrogat e punëtorëve të sektorit privat do të rriten në muajin qershor.

“Kërkesat e tona po shkojnë në veshin e duhur pasi që shumë kompani po paguajnë punëtorë rezervë sepse është mungesë e tyre. Pagat e tyre nuk mund të themi në asnjë rast të mira, optimale por po lëvizin shumë. Stimulimi prej 100 eurosh shumë kompani më kanë thirre, me që Qeveria i ka nda ka 100 euro, përndryshe që nga muaji qershor do të ketë rritje të pagave në shumicën e kompanive private”, tha Azemi.

Në protestën e SPSPK ishte edhe Nexhat Llumunica i cili tha se i cili tha se është i pranishëm ti mbështes ata në mënyrë simbolike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat