Armend Mehaj: Në këtë ditë feste, të rikthejmë energjitë tona për vlerat e shenjta të paqes

Aktuale

Armend Mehaj: Në këtë ditë feste, të rikthejmë energjitë tona për vlerat e shenjta të paqes

Nga: N. Sh. Më: 2 maj 2022 Në ora: 08:28
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Në urimin e tij, Mehaj ka thënë se në këtë ditë feste të rikthejmë energjitë tona për vlerat e shenjta të paqes dhe dashurise për njëri-tjetrin.

Postimi i plotë:

Shumë urime Fitër Bajrami!

Ndjenja e humanitetit, solidaritetit dhe frymëzimit shpirtëror përgjatë muajit të agjërimit, të na mbajë gjithmonë mendjet e zemrat tona.

Në këtë ditë feste, të rikthejmë energjitë tona për vlerat e shenjta të paqes, dashurisë mes njëri-tjetrit, ndarjes së begative mes vete, si dhe kujdesin për shëndetin e njëri-tjetrit.

Urojmë së bashku që Fitër Bajrami si kur gjithë festat e besimeve tona të na fokusojnë edhe më shumë në unitetin, zhvillimin dhe mbarësinë e kombit tonë drejtë synimeve tona.

Gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat