Iu referua Kosovës si ‘Metohi’, kjo është pasuria e ish-këshilltarit të Haradinajt – arrin shifrat milionëshe

Aktuale

Iu referua Kosovës si ‘Metohi’, kjo është pasuria e ish-këshilltarit të Haradinajt – arrin shifrat milionëshe

Nga: A.M Më: 2 maj 2022 Në ora: 21:05
Ramush Haradinaj dhe Gazmend Abrashi

Së fundi, në media ka qarkulluar një dokument se si ish-këshilltari i Ramush Haradinajt, Gazmend Abrashin si shtetas i Serbisë kishte marrë leje nga autoritetet serbe për qëllme biznesore.

Abrashi i cili është biznesmen është prezantuar si shtetas i Republikës së Serbisë, përderisa biznesi i tij 'Feniks Farma DOOEL' kishte fituar të drejtën e shpërndarjes së prodhimeve farmaceotike drejt Kosovës të cilës i referohet si ‘Krahinë Autonome e Kosovë-Metohisë’, raporton "Bota sot"

Më tej në dokument thuhet se për lëshimin e kësaj leje nga Autoriteti i Konkurrencës së Serbisë, kompania farmaceotike e Abrashit kishte kryer detyrimin financiar prej plot 25 mijë euro.

Vlen të thkesojmë se Abrashi në të kaluarën ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, për këtë gjatë vitit 2020 edhe ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Ai gjatë deklarimit të pasurisë ka njoftuar se vetëm parat e gatshme arrijnë shifrën e afër 1 milion euro, derisa është askionar në 15 kompani të ndryshme, ku vetëm njëra prej tyre arrin vlerën e mbi 2 milionë euro.

Ndërsa, edhe pasuri të paluajtshme ka deklaruar se zotëron në vlerë me mbi 2 milionë euro.

Më poshtë “Bota sot” ua përcjell deklarimet zyrtare të Abrashit në AKK:

Image
Deklarimet e Gazmend Abrashit në AKK
Image
Deklarimet e Gazmend Abrashit në AKK
Image
Deklarimet e Gazmend Abrashit në AKK
Image
Deklarimet e Gazmend Abrashit në AKK
Image
Deklarimet e Gazmend Abrashit në AKK
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat