Dalin dokumentet e pesë shtetasve të Kosovës që investuan miliona euro për prona në Dubai

Aktuale

Dalin dokumentet e pesë shtetasve të Kosovës që investuan miliona euro për prona në Dubai

Më: 3 maj 2022 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Pesë persona nga Kosova kanë regjistruar pesë prona “në det të hapur” në vlerë të përbashkët prej miliona dollarë në Dubai.

Insajderi mëson se kjo është zbuluar gjatë një investigimi nga një rrjedhje e madhe e dokumenteve konfidenciale për pronat e të huajve në Dubai. Dokumentet ka nxjerrë në pah pronarët e vilave luksoze, apartamenteve dhe kompanive në këtë qytet. Dokumentet të cilat kanë rrjedhur në publik tregojnë se njerëz të inkriminuar nga një numër i madh vendesh në botë kanë regjistruar atje pasuri të paluajtshme në vlera milionëshei, shkruan Insajderi.

Nuk është as e pazakontë dhe as e paligjshme që shtetasit e huaj të posedojnë prona në Dubai, por kur bëhet fjalë për investime “offshore” atëherë historia ndryshon. Abcneës.al, mëson se kjo është zbuluar gjatë një investigimi nga një rrjedhje e madhe e dokumenteve konfidenciale për pronat e të huajve në Dubai. Dokumentet ka nxjerrë në pah pronarët e vilave luksoze, apartamenteve dhe kompanive në këtë qytet. Dokumentet të cilat kanë rrjedhur në publik tregojnë se njerëz të inkriminuar nga një numër i madh vendesh në botë kanë regjistruar atje pasuri të paluajtshme në vlera milionëshe.

Image
Foto-dokument

Sipas këtij hulumtimi, shumë shtetas në botë shfrytëzojnë blerjet në Dubai, për të shmangur taksat apo për të shpëlarë paratë e fituara në mënyrë të jashtëligjshme.

Mes shtetasve që kanë prona në Dubai, janë edhe kosovarët, por futën në grupin e atyre “më pak se 5”.

Shtetasit e Kosovës sipas raportit të publikuar të martën nga “E24”, kanë “më pak se pesë prona” dhe posedohen nga “më pak se pesë pronarë” dhe që vlera është rreth 1 milion euro.

shtetasit, sa i përket rajonit kanë më së paku prona në Dubai.

Sipas këtij hulumtimi, janë edhe 17 persona nga Shqipëria kanë regjistruar 19 prona “offshore” në vlerë të përbashkët prej 7 milionë dollarë në Dubai.

Nga vendet fqinje, Serbia ka më së shumti prona: gjithsej 287. Ato posedohen nga 237 pronarë dhe vlera e përgjithshme është 74 milionë euro.

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut kanë 55 prona që posedohen nga 45 pronarë me vlerë 14 milionë euro.

Mali i Zi po ashtu ka më shumë prona sesa Kosova. 11 shtetas të Malit të Zi kanë 16 prona në vlerë 7 milionë euro.

Sipas raportit, numrin më të madh të pronave, nga të huajt, e kanë indianët, gjithsej 68.759. Pronat me vlerë 3 miliardë euro posedohen nga 34.876 persona.

Më së shumti prona kanë vendasit, banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe – gjithsej 427.538 prona. Këto prona në vlerë 287 miliardë dollarë posedohen nga 63.438 veta.

Nga rrjedhja e informacionit, është ofruar informacion për datën e lindjes dhe numrin e pasaportës së personave të regjistruar në pronë. Studiuesit punojnë me të dhëna anonime.

Dubai është shfaqur si një qendër e rëndësishme financiare dhe një destinacion popullor turistik, i njohur si një “shesh lojrash” për elitën ekonomike globale.

Në të njëjtën kohë, Dubai është i famshëm për flukset e parave të paligjshme dhe për të qenë një strehë për kriminelët dhe të tjerët që duan të fshihen nga autoritetet.

Rrjeti i Drejtësisë Tatimore (TJN), një organizatë ndërkombëtare që punon për të rritur transparencën në lidhje me taksat dhe flukset e parave, e rendit Dubain ndër dhjetë parajsat tatimore më të mbyllura në botë.

Duke mbyllur sytë dhe duke mos bërë pyetje, Dubai me kalimin e kohës ka tërhequr flukse të mëdha parash dhe disa nga kriminelët më të profilit të lartë në botë, shkruan TJN në një raport të vitit 2020.

Emiratet e Bashkuara Arabe u futën së fundmi në “listën gri” nga Task Forca e Veprimit Financiar, një organ ndërkombëtar kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, për shkak të mungesës së masave për të ndaluar flukset e paligjshme të parave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat