Edita Tahiri reagon për takimin e kryeministrit Kurti me Vuçiqin në Berlin

Aktuale

Edita Tahiri reagon për takimin e kryeministrit Kurti me Vuçiqin në Berlin

Nga: N. Sh. Më: 4 maj 2022 Në ora: 22:05
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë - Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas takimit të kryeminsitrit Albin Kurti në Gjermani me Aleksandër Vuçiqin.

Tahiri ka thënë se puna e parë e kryeministrit Kurti është që të tregoj se çfarë ka biseduar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ajo shtoi se nuk i bën mirë Kosovës që dialogun ta mbaj jashtë Kuvendit të Kosovës dhe jashtë opozitës.

“Nuk i bën mirë kësaj qeverie e as Kosovës qe dialogun me Serbinë ta mbaj jashtë parlamentit dhe jashtë opozitës. Puna e parë e Kurtit është qe te tregoj se çfarë bisedoi me Vuçiqin sot në Berlin”, shkroi ish-kryediplomatja e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Kurti është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz si dhe me kryediplomaten e këtij shteti, Annalena Baerbock.

Po ashtu, pas përfundimit të këtyre takimeve, ka filluar darka joformale mes Kurtit, Vuçiqit dhe Lajçakut, i cili është i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat