Shefja e diplomacisë gjermane: Luftimi i korrupsionit në Kosovë shembull për vendet e tjera

Aktuale

Shefja e diplomacisë gjermane: Luftimi i korrupsionit në Kosovë shembull për vendet e tjera

Më: 4 maj 2022 Në ora: 22:43
Pamje nga takimi i Kurtit me ministren gjermane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga ministrja e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cila lavdëroi luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Duke e falënderuar ministren Baerbock për qasjen parimore dhe qëndrimin e saj aktiv pro-evropian, kryeministri Kurti theksoi lidhjen e fortë dhe të veçantë të Republikës së Kosovës me Republikës Federale të Gjermanisë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, ministrja gjermane vlerësoi mbështetjen e Kosovës dhe pozicionimin me Bashkimin Evropian, duke vendosur sanksione kundër Rusisë dhe gatishmërinë për strehim të refugjatëve nga Ukraina.

Në takimin e përbashkët me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u bisedua për mundësitë në rritje për bashkëpunim dypalësh ndërmjet të dyja vendeve dhe takimeve më të shpeshta ndërmjet ministrave.

Kryeministri Kurti veçoi potencialin për investime në Kosovë dhe mërgatën e madhe të Kosovës në Gjermani.

U bisedua për domosdoshmërinë e fazave të reja të bashkë punimin me theks në investime ekonomike dhe në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional.

Kryeministri theksoi përkrahjen e fuqishme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Procesin e Berlinit, rolin konstruktiv të Kosovës në bashkëpunimin rajonal si dhe në procesin e dialogut.

Ai i foli për të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë vit qeverisje, veçanërisht luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Puna në luftimin e korrupsionit në Kosovë është sinjal i mirë  dhe shembull për vendet e tjera”, tha ministrja Baerbok. Ajo rikonfirmoi mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat