Bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit tregon pse ndodhi takimi Kurti-Vuçiq në Berlin, ja nga kush varet suksesi

Aktuale

Bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit tregon pse ndodhi takimi Kurti-Vuçiq në Berlin, ja nga kush varet suksesi

Nga: P.R Më: 5 maj 2022 Në ora: 10:50
Kurti, Vuçiq dhe Lajçak / Berlin, 4 maj, 2022.

Gjatë ditës së djeshme, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka pritur në një darkë joformale, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

E fotoja e publikuar ku shihen bashkë Kurti e Vuçiqi, ka ngjallur shumë reagime në opinionin publik në Kosovë.

I fundit që ka reaguar është edhe Sefedin Krasniqi, ish bashkëpunëtor i kolonel, Ahmet Krasniqit.

“Suksesi i këtij takimi varet nëse prapa Schölz qëndron SHBA, përndryshe gjithçka do të shkrihet si vesa e mëngjesit. Më e mira dhe risia e këtij takimi është fakti se Edi Rama është jashtë loje bashkë me « Ballkanin e Hapur »”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

TAKIMI I TRE ´KOLOSEVE’ TË DOBËT

Takimi i Kurtit dhe Vuçiqit organizuar nga kancelari Schölz në Gjermani, që nga dje i ka ndezuar flake zemërat e simpatizuesëve të dy kampeve në Kosovë. Pro Albinistet kanë rënë në delirin e kënaqësisë, se ja pas një viti, dikush i rëndësishëm e takoi Albinin, e anti albinistët në delirin e kritikave, goxha me arsye, për premtimet dhe betimet e dikurshme të Albinit, se s’do të ketë bisedime pa i plotësuar Serbia disa kushte…

Atëherë pse ky takim i përngutshëm?

- Kancelari Schölz, pas kritikave të ashpra nga të vetët për refuzimin e akordimit të ndihmës me armë Ukrainës për ta përballuar luftën kundër Rusisë së Putinit, pati nevojë të plotësojë këtë boshllëk me interesimin e tij të shtuar ndaj Ballkanit Perëndimor. Ai e kuptoi që pika më nevralgjikë është Kosova, gjegjësisht, dialogu Kosovë-Serbi. Prandaj, me urgjencë e organizoi këtë takim në cilin dha shumë premtime deri në njohjen reciproke.

- Vuçiqi, përkundër shtirjes se po viktimizohet, takimin e ka pritur me kënaqësi saqë haptas u shpreh që “më shumë i beson Gjermanisë se sa BE-së”! Shtrohet pyetja, kush qenka motori i BE, nëse s’qenka Gjermania? Në fakt, Vuçiqi duke e ndier peshen e fajit për refuzimin e aplikinit të sanksioneve ndaj Putinit, ky takim i dha një balon të mbushur me oksigjen. Kur premtoi se do të bëj edhe compromise, megjitahtë, mendjen e kishte te Putini…, dhe te Qendra Ruse në Nish.

- Albini, pas injorimit që pati në SHBA me rastin e varrimit të Zonjes Albright, vetëm një takim me një zyrtar të DASH-it, u ndie shumë i relaksuar kur i erdhi ftesa e Schölz për një takim me Vuçiqin. Dhe turr e vrap u nis drejtë Gjermanisë. Në këtë sprint, Albini i harroi të gjitha premtimet dhe betimet se nuk do të ketë bisedeime me Serbinë: « pa kërkimfalje për gjenocidin në Kosovë, pa bashkëpunimin e Serbisë për të pagjeturit e luftës, pa reciprocitetin etj…

- Lajçak ishte i pranishëm për të shtraur darken e tri shtyllave të dobëta (ku vetë mori pjesë në vend të Schölz-it) dhe për të bërë fotografinë e përbashkët. Ndoshta edhe për t’i referuar amerikanit Escobar !

Suksesi i këtij takimi varet nëse prapa Schölz qëndron SHBA, përndryshe gjithçka do të shkrihet si vesa e mëngjesit.

NB : Më e mira dhe risia e këtij takimi është fakti se Edi Rama është jashtë loje bashkë me « Ballkanin e Hapur ».

SK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat