Arben Gashi: Kuvendi nuk duhet të marrë asnjë vendim pa u themeluar Komisioni Hetimor

Aktuale

Arben Gashi: Kuvendi nuk duhet të marrë asnjë vendim pa u themeluar Komisioni Hetimor

Më: 5 maj 2022 Në ora: 11:00
Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ‘sjellja e pushtetit po e paaftëson vendimmarrjen në kuvend’.

Në seancën e sotme të Kuvendit e cila nisi me debat për komisionin hetimor parlamentar për energjinë, Tahiri tutje u shpreh se kuvendi duhet të themelojë këtë komision dhe siç tha ai, s’ka logjikë logjikë institucionale politike që të aktrojë sikur është në normalitet në kohën kur vendit po i cenohet demokracia.

“Sa i përket grupit parlamentar të LDK-së, situata është delikate dhe mendoj se mënyra e sjelljes së pushtetit po e paaftëson vendimmarrjen në kuvend. Kjo është vështirësim i nivelit të demokracisë në kuvend”.

“Ne mendojmë se kuvendit duhet patjetër të themelojë komisionin e kërkuar nga 40 deputetë nënshkrues dhe s’ka logjikë institucionale politike që kuvendi të aktrojë sikur është në normalitet në kohën kur vendit po i cenohet demokracia. Kuvendi s’duhet të marrë asnjë vendim përpara se të themelohet komisioni hetimor parlamentar. Të vazhdojë seanca ku kemi mbetur për komisionin dhe më pas të hyjmë në një fazë tjetër”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat