Pranojnë fajësinë të akuzuarit se rrahën të dëmtuarin në Bellanicë të Malishevës

Aktuale

Pranojnë fajësinë të akuzuarit se rrahën të dëmtuarin në Bellanicë të Malishevës

Më: 5 maj 2022 Në ora: 12:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Malishevë – Të akuzuarit, për lëndim të lehtë trupor, V.Z, M.Z, dhe F.Z, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të enjten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e kanë pranuar fajësinë për veprën që iu vihet në barrë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Mone Syla, të akuzuarit u deklaruan fajtor për veprën penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të akuzuarit, V.Z, M.Z, dhe F.Z, kanë deklaruar se e ndiejnë vetën fajtorë për veprën penale me të cilën ngarkohen, duke kërkuar falje palës së dëmtuar, dhe duke premtuar që në të ardhmen nuk do të kryejnë më vepër të tilla penale.

Ata po ashtu kërkuan nga gjykata, që në rast se e njëjta do të shqiptojë dënim me burgim, të njëjtin ta zëvendësojë në dënim me gjobë.

Prokurorja Mone Syla, ka thënë se nuk e kundërshton pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarve, pasi sipas saj, një akt i tillë ka mbështetje në provat materiale në shkresat e lëndës.

Malishevë – Të akuzuarit, për lëndim të lehtë trupor, V.Z, M.Z, dhe F.Z, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të enjten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e kanë pranuar fajësinë për veprën që iu vihet në barrë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Mone Syla, të akuzuarit u deklaruan fajtor për veprën penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të akuzuarit, V.Z, M.Z, dhe F.Z, kanë deklaruar se e ndiejnë vetën fajtorë për veprën penale me të cilën ngarkohen, duke kërkuar falje palës së dëmtuar, dhe duke premtuar që në të ardhmen nuk do të kryejnë më vepër të tilla penale.

Ata po ashtu kërkuan nga gjykata, që në rast se e njëjta do të shqiptojë dënim me burgim, të njëjtin ta zëvendësojë në dënim me gjobë.

Prokurorja Mone Syla, ka thënë se nuk e kundërshton pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarve, pasi sipas saj, një akt i tillë ka mbështetje në provat materiale në shkresat e lëndës.Më pas gjykatësi Lulzim Paçarizi, me aktvendim e ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarve dhe shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar për 10 maj 2022.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 12 gusht 2021, ka ngritur aktakuzë kundër V.Z, M.Z, dhe F.Z, me arsyetimin se të njëjtit, më 28 dhjetor  2020, rreth orës 11:45 minuta, në fshatin Bellanicë, të Komunës së Malishevës, në bashkëkryerje, duke përdorur mjete të rrezikshme i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të dëmtuarit A.S.

Sipas aktit akuzues, të akuzuarit V.Z, M.Z, dhe F.Z,  për shkak të disa mosmarrëveshje të më hershme me të dëmtuarin A.S, dhe në ditën kritike të akuzuarit Z, të organizuar po sa e vërejnë të dëmtuarin A.S i cili ndalet në një market për të blerë gjëra ushqimore, e sulmojnë fizikisht me mjete të forta druri dhe metalike, ku të dëmtuari A.S  merr lëndime të lehta trupore në pjesë të ndryshme të trupit, lëndime këto të përcaktuara nga ekspertiza mjeko ligjore.

Me këto veprime,  të pandehurit, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, nga neni 185, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1,  nënparagraf 1.4, dhe lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat