“Autobani në Berlin u bollkua nga eskortat shtetërore që e përcjellën Kurtin”/ Pozhari publikon mesazhin e mërgimtarit nga Gjermania

Aktuale

“Autobani në Berlin u bollkua nga eskortat shtetërore që e përcjellën Kurtin”/ Pozhari publikon mesazhin e mërgimtarit nga Gjermania

Nga: A.M Më: 5 maj 2022 Në ora: 13:08
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari

Analisti politik, Xhevdet Pozhari në një postim në rrjetin social Facebook ka marrë një mesazh nga një shqiptar që jeton në Gjermani.

Ai i shkruajti Pozharit se autobani në Berlin i bllokuar nga eskorta shtetërore që e ka përcjellë kryeministrin Albin Kurti, përcjell “Bota sot”.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se Kurti nuk udhëtoi me me "business class" apo "first class", por në ulëset bashkë me popullin e tij.

Postimi i plotë

Krejt autobani në Berlin i bllokuar nga eskorta shtetërore që e ka përcjellë kryeministrin Albin Kurti i cili nuk udhëton me "business class" apo "first class", por në ulëset bashkë me popullin e tij.

Këta tjerët po ta kishin pushtetin e tij, kishin lyp edhe aeroplanë me jakuzi.

Ishalla po ju ndalet zemra prej smirës.

Image
Foto nga postimi i Pozharit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat