Muja: Gjatë Qeverisë Kurti nuk është importuar fare rrymë nga Serbia

Aktuale

Muja: Gjatë Qeverisë Kurti nuk është importuar fare rrymë nga Serbia

Më: 5 maj 2022 Në ora: 23:58
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka deklaruar se deri në vitin 2019 Kosova ka importuar energji elektrike nga Serbia, ndërsa tani sipas tij, në kohën e Qeverisë Kurti nuk importohet fare rrymë nga ky shtet.

Sipas Mujës, në vitin 2017 ka pasur një rekord prej 65 milonë euro që janë importuar energji elektrike nga Serbia.

“Deri në vitin 2019 kemi importuar rrymë nga Serbia, ndërsa në vitin 2017 kemi pasur një rekord prej 65 milionë euro që janë importuar rrymë nga Serbia. Gjatë kohës së Qeverisë Kurti nuk është importuar fare rrymë nga Serbia”, tha ai.

Gjatë emisionit “Këndi i Debatit” Muja tha se është i bindur që opozita ka qenë e njoftuar për problemin e energjisë elektrike edhe më parë, para se Kurti ta marrë pushtetin.

“Në bazë të të dhënave që i kam, unë jam fuqimisht i bindur se opozita ka qenë e njoftuar për problemin e shtrenjtimit të energjisë edhe më parë, para se Kurti ta marrë pushtetin, pasi që në seancën e parë kur Kurti ju ka drejtuar Kuvendit si kryeministër, fjalimet e para të opozitës janë: Do të shtrenjtohet energjia elektrike dhe ti do ta mbash përgjegjësinë zotëri Kurti. Pra këta kanë qenë të informuar shumë mirë se çfarë po ndodhë mirëpo nuk kanë dashur ta marrin përgjegjësinë. Këto që jam duke i thënë i ka konfirmuar 100 përqind edhe ZRRE dhe janë publike mund t’i shihni”, deklaroi Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat