LDK-ja ‘ndizet’ në Zvicër/ Pozhari: Është meritë e Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale

LDK-ja ‘ndizet’ në Zvicër/ Pozhari: Është meritë e Lëvizjes Vetëvendosje

Nga: N. Sh. Më: 7 maj 2022 Në ora: 22:34
Pamje nga LDK-ja në Zvicër

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër ka shënuar 32 vjetorin e themelimit të saj.

Ishte kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku që publikoi pamjet ku shihej e mbushur salla me simpatizantët e kësaj partie.

Për mbushjen e sallës me anëtarë të LDK-së në Zvicër, analsiti politik Xhevdet Pozhari thotë se është meritë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, LVV-ja ka meritë të madhe pasi që partitë tashmë e kthyen shikimin kah diaspora.

“LDK e paska mbushur sallën në Zvicër. Vetëvendosje e ka një meritë të madhe që krejt partitë tani e kthyen shikimin kah diaspora.

Është koha që të vihet në përdorim edhe potenciali i tyre intelektual, e jo vetëm ai material!”, shkruan Pozhari në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat