Kush i ndruhej vrasjes nga Thaçi?/ Avokati shqiptar befason me deklaratën: Kërkon të formohet edhe një Speciale e ‘dytë’!

Aktuale

Kush i ndruhej vrasjes nga Thaçi?/ Avokati shqiptar befason me deklaratën: Kërkon të formohet edhe një Speciale e ‘dytë’!

Nga: A.M Më: 8 maj 2022 Në ora: 14:52
Hashim Thaçi - Foto ilustrim "Bota sot".

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka komentuar procesin gjyqësor të ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Ai në një postim në Facebook tregoi se pse ndërkombëtarët nuk e e denoncuan përpara pushtetit gjyqësor në Prishtinë, por në Hagë.

“Përse nuk e denoncuan përpara pushtetit gjyqësor në Prishtinë Thaçin ndërkombëtarët, por e paraqitën denoncimin kundër tij në Hagë?

Sepse, gjithkush nga gjyqtarët e gjykatës së Prishtinës do t'i ndruhej vrasjes së tij. Thaçi drejtonte ende një organizatë paraushtarake në Kosovë”, theksoi Ngjela, përcjell “Bota sot”.

Madje, ai kërkoi që një Gjykatë Speciale të ngrihet jashtë Shqipërisë, nga Parlamenti i Shqipërisë, me ligj të veçantë.

Postimi i plotë

Rama nuk e kupton dot saktë se çfarë është krimi i organizuar në rangjet e larta të politikës.

Nuk mund t'i kërkohet pushtetit gjyqësor shqiptar penalizmi i Saliut.

Pse?

Po këtu del kjo pyetje:

Përse nuk e denoncuan përpara pushtetit gjyqësor në Prishtinë Thaçin ndërkombëtarët, por e paraqitën denoncimin kundër tij në Hagë?

Sepse, gjithkush nga gjyqtarët e gjykatës së Prishtinës do t'i ndruhej vrasjes së tij. Thaçi drejtonte ende një organizatë paraushtarake në Kosovë.

E kuptoni tani se përse Saliu nuk mund të gjykohet nga SPAK? Dhe, e kuptoni gjithashtu se përse amerikanët nuk e kanë sjellë ende denoncimin e tyre kundër Saliut në SPAK?

Por, a do të gjykohet Saliu?

Sigurisht që po. E ndoshta ashtu si edhe Thaçi. Por denoncimin duhet ta bëjnë organet ligjore amerikane në një prokurori dhe gjykatë ndërkombëtare për gjykimin e krimeve në Shqipëri, dhe jashtë saj. Për krimet që kanë kryer krerët e politikës shqiptare që kanë qenë në pushtet.

Por, dhe kjo gjykatë, duhet të ngrihet jashtë Shqipërisë, nga Parlamenti i Shqipërisë, me ligj të veçantë. Njëlloj siç u bë edhe në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat