Sali Berisha “godet” Baton Haxhiun – i publikon videon duke i parashtruar pyetje Millosheviqit

Aktuale

Sali Berisha “godet” Baton Haxhiun – i publikon videon duke i parashtruar pyetje Millosheviqit

Nga: M.H. Më: 8 maj 2022 Në ora: 20:51
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka publikuar një video teksa shihet gazetari Baton Haxhiu duke i bërë pyetje Sllobodan Millosheviqit.

Kjo video është nga konferenca 6 marsit 1991 e përbashkët me Kroacisë, Franjo Tugjman, përcjell “Bota sot”.

Është Haxhiu i cili i parashtron pyetjen Millosheviqit:

Gjithashtu, nëse bën, kam një pyetje për Z. Millosheviq. Kriter modern për krijimin e shtetit janë numri i banorëve dhe vullneti politik i popullatës. Kur do të lirohet politika serbe nga mitologjia e shekullit 19 dhe t’i lejojë popullit shqiptar në Kosovë ta arrijë të drejtën legjitime që i takon e që është, ta ketë Republikën e vet, si shpresoj unë, në Unionin e ardhshëm të republikave sovrane?”, pyet Haxhiu.

Ndërsa pa nguruar fare, Millosheviqi i konsideron shqiptarët të Serbisë:

Ne shqiptarëve mund të iu ofrojmë vetëm barazi, dhe asgjë më shumë se barazi, ata janë qytetarët e Serbisë. Shtet të veçantë në tokën e Serbisë nuk mund të ofrojmë”, u shpreh Millosheviqi.

E ish-kryeminsitri Berisha shkruan bashkangjitur videos:

Sllobo e thoshte haptas kurse Geobelsi i tij Vuçiç  perpiqet ta maskoje!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat