​Jahjaga takon ish-sekretaren Clinton: Miqësia Kosovë-SHBA vazhdon të jetë e fuqishme

Aktuale

​Jahjaga takon ish-sekretaren Clinton: Miqësia Kosovë-SHBA vazhdon të jetë e fuqishme

Më: 9 maj 2022 Në ora: 22:31
Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe ish-sekretarja amerikane të Shtetit Hillary Clinton

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka takuar sot miken e madhe të shqiptarëve, ish-sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton në Nju Jork.

Në një postim në Facebook, Jahjaga ka thënë se gjatë takimit u diskutua mbi të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe rajoni.

“Gjithmonë falënderuese për rolin kyç që sekretarja Clinton dhe administratat amerikane e kanë luajtur për të sjellë paqe në Kosovë dhe për të na ndihmuar në shtet-ndërtimin tonë.

Pas tërë këtyre viteve miqësia jonë vazhdon të jetë e fortë dhe është simbol i miqësisë së pathyeshme mes Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar Jahjaga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat