‘Ndizet’ LDK-ja/ Profesori kërkon largimin e Isa Mustafës, Lutfi Hazirit, Agim Veliut dhe Skënder Hysenit: Janë pjesë e klanit mafioz

Aktuale

‘Ndizet’ LDK-ja/ Profesori kërkon largimin e Isa Mustafës, Lutfi Hazirit, Agim Veliut dhe Skënder Hysenit: Janë pjesë e klanit mafioz

Nga: N. Sh. Më: 10 maj 2022 Në ora: 13:52
Agim Veliu, Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri

Javën e kaluar LDK-ja kishte ndezur mërgatën shqiptare në Zvicër.

Ishte kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku që kishte publikuar pamjet tubimit të LDK-së, të cilat u vlerësuan pozitivisht.

Mirëpo, prof. dr. Binak Maxharraj po kërkon nga Abdixhiku që të largohen nga LDK-ja Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri e Skënder Hyseni.

Këta njerëz sipas tij, janë pjesë e klaneve mafioze dhe që kanë lidhje direkte me Hashim Thaçin, SHIK-un dhe PDK-në.

Shkrimi i plotë:

LDK-ja "ndizet" në Zvicër:

LUMIR LARGOJE MYKUN NGA LDK E PASTAJ KALLE.

/Është e turpshme t'i shpërblesh shkatërruesit e LDK-së/

LDK-ja jo veç te "ndizet" në Zvicër por ajo edhe mund të kallët në Zvicër e kudo tjetër sepse nuk mund të ngritët, jo në kembë por as deri në gjunjë pa i krye gjynahet dhe mëkatet e të tjerëve që e prunën në këtë deregje LDK-në, sepse:

Lumir LDK-ja pas fatalitetit që e përjetoi shumë keq, shumë ulët dhe denigrues nuk e pastrove deri në fund partinë, por zhonglat që e përmysen LDK i lë edhe më tejë mbrenda LDK-së të cilët nga jashtë tani po ulurojnë, po bërtasin bile edhe po e nënçmojnë LDK-në duke u bërë telall i saj, bile më të zhurmshëm janë ata se sa vet udhëheqja aktuale e LDK në krye me Abdixhikun.

Por LDK-ja për të ndezë e për më shumë për me e kallë atmosferën elektorale kur ato te mbahën duhet që proceset e reformës të nisura të qohen deri në fund pa kurrfarë dhembje ndaj kujdo qoftë.

LDK duhet te jetë e pamëshirshme për atë që LDK-në e sollën buzë humnerës e jo të ledhatohen edhe më tutje e të sorollatën reth e përçark LDK

LDK duhet urgjentisht të pastrohet nga myku i rrënuesve të LDK siç janë: ish-kryetari Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Skender Hyseni, sepse këta ishin klani "mafioz" i Isa Mustafës që në bashkëpunim me Hashim Thaçin për detyrë e kishin "vrasjen" e LDK të cilën edhe e bën duke e rrëzuar në vetëm 12% që si të tillë këta pa asnjë hamendje duhet te largohën nga partia.

  1. Së pari, ish-kryetari Isa Mustafa.

Isa Mustafa pa qenë hiq anëtar i LDK e rrëmbeu me mashtrime, dredhina dhe rrena me bazë sharjën e PDK dhe SHIK, por e tradhtoi anëtarësinë dhe elektoratin e LDK dhe vrap e trup pasi i mori frenat e LDK iu bashku PDK se Thaçit por edhe mikloi turpshëm edhe me SHIK-un. Isa Mustafa qëllimisht si për inat të anëtareësisë së LDK ka bërë çdo të  mundur që Hashim Thaçi të bëhet president, edhe pse LDK e kishte amanetin nga Presidenti Ibrahim Rugova si ky njeri është i rrezikshëm për shtetin dhe nuk duhet lejuar të ngjitet ne të, por Isa Mustafa si një antirugovist i përbetuar e bëri të kundërtën duke e votuar qëllimshëm kundër parimeve dhe qëndrimeve të LDK Hashim Thaçin për President të cilit ia pa sherrin krejtë Kosova, Isa Mustafa nuk ka bashkëpunuar me askënd brenda LDK, ai ka sunduar me LDK, të vetmin bashkëpunim e ka patur me Hashim Thaçin për shkatërrimin e LDK çfarë bëri të mundur përçarjet brenda LDK sidomos lufta e tij ishte me nënkryetaren e LDK Vjosa Osmanin e cila ishte e vetmja që e kundërshtonte Isa Mustafën, çfarë edhe në menyrë arbitrare e përjashtoi nga Partia por që ajo në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 mori tri herë më shumë vota se sa krejt LDK-ja.

Pas kësaj katastrofe që Isa Mustafa e solli LDK buzë germinës LDK dhe kryesia, por as Këshilli i Përgjithshëm nuk ishin në nivel të detyrës nuk ndrëmori kurrfarë masash ndaj tij por dorëheqeja ishte vetëm akt i tij personal. Nuk u diskutua askund as në Kryesi, as në Këshillin e përgjithshëm për shkaqet se pse LDK erdhi në këtë dergjë. Por, për me qenë edhe më keq ky Këshill i Përgjithshëm në shenjë falenderimi dhe respekt qe Isa Mustafa e solli ne këtë gjendje LDK e mbuloi turpi duke e shpallë ate Kryetar nderi te LDK. Tashti Isa Mustafa po ia "kethen" mizat me grushta LDK, është bërë i zëshëm si telalli duke e përdhunuar edhe më tutje LDK. Bile shkon edhe më larg sa që nuk është penduar fare për shkatërrimin e LDK duke theksuar se përseri do të bëja të njejtën gjë.

  1. Së dyti, Agim Veliu.

Agim Veliu është pjesëtar i Klanit mafioz të Isa Mustafës që e shkatërruan LDK. Ky është një figurë e vjetër në LDK në Podujevë i cili vazhdimisht i fitonte zgjedhjet me duar n'nxhepa derisa nuk i doli përpara Shpejtim Bulliqi dhe në dy palë zgjedhje ia mori Podujevën. Si anëtarë i Klanit mafioz të Isa Mustafes Agim Veliu me ndihmën e Hashim Thaçit edhe u be ministër i mbrendshëm ne qeverinë Kurti I. Jo për ndonjë meritë por që të mos zbulohën krimet mafioze të kupoles së krimit te organizuar në krye me Thaçin-Mustafën dhe Hradinaj. Bile edhe taks forcën e cila filloi të kryejmë punë të mira rreth korrupcionit e shuan menjëherë posa erdhi si minister sepse ishte edhe vet i inkriminuar aty. U lidh fortë më PDK dhe me klanin Pronto bile dhe me fije të pa tejdukshme me SHIK-un. I doli në krah Isa Mustafes e Hashim Thaçit për denigrimin e figurës emblematike të Vjosa Osmanit presidentes së tashme të Kosovës. Duke ngren me dy lugë edhe ne LDK edhe me lidhje mafioze me PDK ky njëri arriti të korruptohet duke krijuar pasuri enorme. Si i tillë, tashti ai po sillet shah n'vedi duke mos i përfill qendrimet dhe parimet e LDK, si i till ky njeri nuk e ka më  vendin në LDK është i demshëm për LDK dhe duhet të largohet urgjentisht.

  1. Së treti, Lutfi Haziri.

Edhe Luta-Lutfi Haziri poashtu i përket klanit mafioz të Isa Mustafës i cili mori pjesë ne shkatërrimin e LDK, por ky njeri ka lidhje te forta të "besa-besës" edhe me Klanin Pronto të Hashim Thaçit, e në veçanti filtron me SHIK-un. Është një figurë kontravreze i cili me shumë punoi për PDK dhe Hashim Thaçin se sa për LDK. Ishte idhetar i flakët për ndarjën e Kosovës, për shkëmbim territoresh i cili i doli në krah Hashim Thaçit në këtë drejtim. Nuk gëzon nodnjë simpati të posaçme në LDK për shkak se edhe i humbi zgjedhjet bash në Gjilan në bsationin e tij. Duke i patur për fakte lidhjet e tij me Klanrt mafioze te LDK dhe PDK ka arritë që të krijoj pasuri enorme.

Eshtë për çudi dhe jo fortë e lavdishme për LDK dhe kryetarin e saj Lumir Abdixhiku se Lutfi Haziri si humbës i zgjerdhje të jetë përseri në LDK bile edhe në pozitën e nënkryetarit në vend se të ishte jashtë LDK. Që shtyri Lumir Abdixhikun të veproi kështu turpshëm kundlr interesit te anëtareësisë dhe elektoratit vetëm ai e din.

  1. Së katërti, Skender Hyseni.

Ky njeri që dikur ishte fatekeqesisht i afërtë me Presidentin Ibrahim Rugova dhe duke e patur dredhit dhe mashtrimet e tij Rugova paska qenë me fat që nuk ka pësuar nga ky njeri debil, mafioz i dy klaneve të atij të LDK dhe PDK, i afërtë me Hashim Thaçin, është një karrierist i fëlliqtë pa masë, pa parime e qëndrime, ky njeri është ne gjendje të të "lerë ne lloq" për pak send. Iu bashku mafis politike në krye me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën që së bashku me të korruptuarin, ambasadorin e shpallur për "non grada" në Gjermani Richard Grenell një proserb i përbetuar me ç'rast krijuan lidhjën e "treshit te dreqerve" Grenell-Thaçi dhe Mustafa për të bërë grushtet në qeverin Kurti I i cili ishte kundër demokracisë amerikane. Por, populli amerikan e pa qartë se kush është ky njeri ambasador i korruptuar që së bashku me shefin e tij Trump, populli amerikan i gjuajti si stervinat jashtë në humnerë. Por, sikur shefi i tij Isa Mustafa edhe Skender Hyseni koheve e fundit po del si një gjyqe n'rremë duke piskat dhe ulurit nepër media se jam dikushi, bile del edhe kundër LDK. Ky debil njeri pa pikë fytyre i ofendoi edhe familjarët e familjeve te të vrarve si të dyshuar nga SHIK për çka edhe kanë nisë të zbardhën në gjykatën e Hagës, dhe bashibuzuk i mjerë, rrobot me trup e fytyrë u del në mbrojte të akuzuarve në gjykatën e Hagës.

Pra, z.Lumir Abdixhiku LDK jo vetëm që mund të "ndizet" por ajo edhe mund të kallët krejtësisht kah do që teë shkonë para një grusht simpatuzuesve por Lumir Abdixhiku një gjë duhet ta kënë të qartë si loti se pa e pastruar LDK nga myku i këtyre figurave denigruese ajo kurrë nuk mund të vijë në vete, nuk mund të ngritet, e as te qohet, bile nuk mund të ngritet as deri në gjunjë.

Populli, anëtarësia dhe elektorati i LDK nuk i donë edhe më tutje këto figura te djegura, mafioze, të qelbura të cilat e shkatërruan LDK.

Më këta njerzë LDK e ka të garantuar humbjën kurdo që shkon në zgjedhje.

Lumir koha është për veprim duhet t’i qerosh hesapet me shkatërruesit e LDK që e quan deri në 12% e jo ti shpërblesh më pozita për shkaterrimin që ia bën LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat