Rama vizitoi Thaçin/ Vjen kundërpërgjigjja nga Bytyçi, ja çfarë i kujton nga e kaluara!

Aktuale

Rama vizitoi Thaçin/ Vjen kundërpërgjigjja nga Bytyçi, ja çfarë i kujton nga e kaluara!

Nga: M.H. Më: 10 maj 2022 Në ora: 19:08
Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Gjatë ditës së sotme kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, në Hagë.

Pas vizitës, Rama u shpreh që Rama është deklaruar pas takimit, duke thënë se “ishte një çmallje, e nevojshme”.

Presidentin Thaçi e gjeta në topformë, i bindur mbase edhe më shumë sesa e kam takuar përpara se të vinte këtu, se kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht përpara drejtësisë pastërtinë e plotë të luftës çlirimtare dhe natyrisht edhe pastërtinë e idealit të luftëtarëve të UÇK-së dhe të udhëheqësve të UÇK-së”.

Pas kësaj deklarata profesori Enver Bytyçi i ka reaguar Ramës, duke ia kujtuar deklaratat e mëhershme të kryeministrit të Shqipërisë, i cili ishte shprehur që të harrohet e kaluara.

“Ky sikur tha t’i harrojmē “rrëmujat” e shkuara”, ka shkruar profesori.

Bytyçi ndër të tjera shtron pyetjen se çfarë pati që kishte ndërruar mendje pas takimit me Thaçin?

Postimi i plotë

Ky sikur tha t’i harrojmē “rrëmujat” e shkuara! Pra tha ta harrojmë luftën e UÇK-së!
Ç’pati që ndërroi mendje pas takimit me Thaçin?!

Image
Postimi i publikuar në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat