Përfaqësuesi i punëtorëve të KEK-ut: Do të ketë grevë të përgjithshme nëse nuk ngriten pagat prej 100 euro

Aktuale

Përfaqësuesi i punëtorëve të KEK-ut: Do të ketë grevë të përgjithshme nëse nuk ngriten pagat prej 100 euro

Më: 11 maj 2022 Në ora: 19:38
Fehmi Pajaziti

Nënkryetari i sindikatave të pavarura Elektro Kosova, Fehmi Pajaziti, tha se në qoftë se nuk ka marrëveshje për ngritjen e pagave në vlerë prej 100 euro, janë të detyruar të mbajnë grevë të përgjithshme.

Pajaziti tha se mbesin me shpresë të mos arrijnë deri tek greva e përgjithshme, mirëpo theksoi se nuk do i marrin parasysh pasojat që mund rrjedhin pastaj.

“Në qoftë se nuk  ka marrëveshje, atëherë jemi të obliguar të shkojmë në grevë të përgjithshme ku do të ketë pësime të konsumatorëve që nuk e dëshirojmë aspak. Ne mbesim me shpresë që nuk do të vijmë deri aty, por në qoftë se vijmë do të jemi aty pa marrë parasysh cila do të jetë kostoja”, tha Pajaziti në emisionin “Ditari”.

Teksa, ai pretendon se ka hapësirë për ngritjen e pagave pa dashur të reflektojnë në koston e konsumatorëve.

Mendojmë që ka hapësirë të ngriten pagat për të mos reflektuar në kosto të konsumatorëve, sepse tarifat e tyre veçse janë ngritur për një pjesë të qytetarëve”, tha tutje ai.

Ndërkohë, Pajaziti tha se presin të mbajnë dialog ende edhe pse janë në grevë 3 ditore.

Kujtojmë se punëtorët e kompanisë KEDS dhe KESCO sot kanë mbajtur grevë duke filluar nga ora 8:30 deri në orën 9:30, për të vazhduar edhe dy ditë rresht

Ndërsa, greva nesër do të zgjasë më shumë, duke filluar nga ora 8:30 deri në orën 10:30 ndërkaq më 13 maj greva do të filloj nga ora 8:30 deri në 11:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat