Hyseni: Platformë e panegociueshme e imja ka qenë se nuk ka dialog pa marrëveshje detyruese

Aktuale

Hyseni: Platformë e panegociueshme e imja ka qenë se nuk ka dialog pa marrëveshje detyruese

Më: 11 maj 2022 Në ora: 22:19
Skender Hyseni

Kisha vendosur të jepja dorëheqje nga dialogu me Serbinë, nëse nuk do të arrihej marrëveshje deri në shkurt të vitit 2021, tha Ish-kryenegociatori kosovar në dialog me Serbinë, Skender Hyseni.

Hyseni tha se i ka bërë të qartë Lajçakut se në kornizën e tij, që sië tha ai e kishte Bibël e Kuran, thuhet se do ta mbyllte dialogun brenda 1 viti nëse nuk ka zgjidhje të problemit.

“Në kornizën të cilën unë e kam pasur Bibël e Kuran në dialog me Serbinë është thënë qartë, dhe këtë e ka pasur të qartë edhe Lajçak që unë do ta mbyllë dialogun brenda 1 viti, dhe pas një viti e kam pasur të vendosur se jap dorëheqje nëse deri në shkurt të vitit 2021 nuk mbyllet ky problem. Dhe platforma e panegociueshme e imja në dialog ka qenë se nuk ka zbatim të asnjë marrëveshjeje pa pasur marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese”, tha Hyseni.

Tutje, ai tha se në takim të parë me ndërmjetësuesin Lajçak në atë kohë, e ka detyruar të thoshte se as Evropa nuk sheh zgjidhje tjetër pos njohjes së ndërsjellë.

“Pas insistimit këmbëngulës të qeverisë së Kosovës atëherë, kjo formulë është pranuar edhe nga ndërmjetësi Lajçak, nuk është thënë me zë, por unë e kam detyruar në takimin e parë Lajçakun që të thotë se as Evropa nuk sheh zgjidhje tjetër por njohjes së ndërsjellë”, shtoi tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat