Hyseni: Dialogun si të tillë nuk e përkrahën asnjë nga kryeministrat, ishte detyrim ndërkombëtarë

Aktuale

Hyseni: Dialogun si të tillë nuk e përkrahën asnjë nga kryeministrat, ishte detyrim ndërkombëtarë

Më: 11 maj 2022 Në ora: 23:07
Skender Hyseni

Dialogun me Serbinë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, e cili nga BE referohet si dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nuk e kanë përkrahur asnjë nga kryeministrat e Kosovës.

Kështu ka thënë ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni.

Hyseni shprehet se edhe ai ka qenë kundër këtij dialogu, pro që sipas tij ku ka qenë një obligim nga BE dhe se kryeministrat e vendit janë sjellë me përgjegjësi shumë të lartë.

“Rezoluta e tetorit 2010, vetëm dy muaj pas GJND-së. Një projekt rezolutë të cilën e kanë votuar të gjitha vendet e BE-së edhe ato që na kanë njohur, vetëm SHBA kanë qenë të heshtura. Unë e kam e kundërshtuar. Por kapitulli kyç ne atë rezolutë e ngarkon BE-në si lehtësues të dialogut, për fat keq i referohet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Dialogun si të tillë nuk e kam përkrahë, se ka përkrahë as kryeministri Thaçi atëherë, as kryeministrat tjerë, por e kanë bë se ka qenë obligim ndërkombëtarë. Dhe secili nga kryeministrat janë sjellë unë e thamë ultra serioz ndaj shtetit dhe interesave të shtetit”, ka thënë Hyseni në emisionin “Këndi i Debatit”.

Por ai thotë se Qeveria aktuale e drejtuar nga Albin Kurti përpiqet t’i bindë popullin e Kosovës që 20 nuk kanë ekzistuar.

“Është fatkeqësi e madhe për Kosovën nëse dikush pretendon që për 20 vjet Kosova nuk ka bë hiq më pak mrekullia”, tha Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat