Rrëmbehet një grua në mes të rrugës në Prishtinë, dëshmitarët rrëfejnë se si u kap me forcë

Aktuale

Rrëmbehet një grua në mes të rrugës në Prishtinë, dëshmitarët rrëfejnë se si u kap me forcë

Më: 11 maj 2022 Në ora: 23:20
Ilustrim

Para pak minutash në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, është parë një burrë teksa ka rrëmbyer një grua në mes të rrugës.

Sipas dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes, në kushte anonimiteti kanë rrëfyer se si e panë gruan teksa tërhiqej zvarrë nga i dyshuari nga një rrugicë në tjetrën.

Personat që kanë qenë në vendin e ngjarjes, kanë thënë se menjëherë e kanë njoftuar Policinë e Kosovës për të intervenuar por pavarësisht se njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes,  nuk ka mundur ta kapin të dyshuarin.

Tutje sipas sinjalizuesve, burri ka qenë me trup të gjatë dhe me një kapelë në kokë.

Media ka tentuar të kontaktoj me Policinë e Kosovës, por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat