Ish-ministri i Jashtëm: Qiproja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Ish-ministri i Jashtëm: Qiproja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Më: 12 maj 2022 Në ora: 01:01
Skender Hyseni

Skender Hyseni, ish-ministër i Punëve të Jashtme thotë se Qiproja është vendi i vetëm në Bashkimin Evropian që nuk do ta njohë Kosovën si shtet.

Këto deklarata ai i ka bërë në “Këndin e Debatit” teksa tha se Kosova është ajo që duhet dëshmuar para botës se ka gjetur zgjidhjet e duhura për problemin me Serbinë.

“Unë ju siguroj që nëse Kosova e dëshmonë para bote se ka ofruar zgjidhjet e duhura në pako dhe Serbia e refuzon, Kosovës do t’i hapen të gjitha dyert do ta njohin edhe katërshja tjetër për pestën nuk do të ndodhë, i referohem Qipros. Ka mundësi që nuk do të ndodhë kurrë, në diplomaci janë dy kategori të njohjes, recognition dhe knoëlegment, njohim dhe marrim dijeni, e njohim Kosovën shtet dhe marrim dijeni për të dhe ka me ardhë dita kur Qipro ka me thënë që ne marrim në dijeni që Kosova është shtet dhe nuk do ta pengojë Kosovën në asgjë por Kosova duhet t’i ofrojë këto garanca botës”, tha ai.

Sipas tij, problemi tjetër është se Kosova po shihet si palë jokonstruktive në dialog.

“Problemi është se sot Kosova shihet si pala jokonstruktive në dialog, e jo Serbia dmth unë kur them që edhe me kushtin që mos me na njoftë në fund duhet dhënë çdo gjë nga vetja që të dëshmojmë që jemi pala serioze unë mendoj në hapa tjerë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat