Kongresisti Colin Allred paralajmëron rezolutë që Serbia të ndjek dhe hetojë përgjegjësit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Aktuale

Kongresisti Colin Allred paralajmëron rezolutë që Serbia të ndjek dhe hetojë përgjegjësit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Më: 12 maj 2022 Në ora: 09:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përfaqësuesi i Kongresit Amerikan nga Teksasi, Colin Allred, ka pritur në takim një delegacion nga Kosova, pjesë e së cilit ishte edhe e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi – Goodman.

Kongresisti Colin Allred, pas takimit është shprehur se do ta prezantojë një rezolutë të Dhomës, për të ndihmuar që Serbia të hetojë dhe të ndjekë të gjithë përgjegjësit për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë, transmeton klankosova.tv.

Unë do të prezantoj një rezolutë të Dhomës për të ndihmuar në rrëfimin e historisë së zonjës Krasniqi-Goodman dhe do t’i bëj thirrje SHBA-ve që të ndajnë burime për të siguruar që Serbia të hetojë dhe ndjekë siç duhet të gjithë ata që janë përgjegjës për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë”.Në këtë takim në Washington të SHBA-së, është parë pjesë edhe Besarta Jashari vajza e Heroit të Kombit, Hamëz Jashari, e mbijetuara e vetme nga ofenziva serbe në Prekaz të Skenderajt, përcjell klankosova.tv.

Allred shpreh nderimet e tij për takimin që pati me pjesëtarët e këtij delegacioni.

Vasfije Krasniqi-Goodman është një e mbijetuar e guximshme e përdhunimit gjatë luftës së Kosovës, së bashku me 20,000 femra të tjera kosovare. Ajo i ka kushtuar jetën e saj ndarjes së historisë së saj, në mënyrë që të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë. Ishte një nder që kolegët e mi e takuan atë dhe të mbijetuar të tjerë sot”.

Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat