Një muaj paraburgim për mjekun që sulmoi profesoreshën e Fakultetit të Mjekësisë

Aktuale

Një muaj paraburgim për mjekun që sulmoi profesoreshën e Fakultetit të Mjekësisë

Më: 12 maj 2022 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit mjekut A.G, për shkak të dyshimit se ka sulmuar profesoreshën e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci.

Siç njoftohet, gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”.

Ndërkaq, profesoresha e Latifi-Pupovci, e cila pas sulmit fizik ka marr tretman mjekësor në Klinikën Emergjente në Prishtinë, përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar incidentin.

Ajo ka thënë se ka qenë një sulm krejtësisht i pa pritur dhe i pa provokuar, i shkaktuar nga motive të pa kuptueshme për të.

Hatixhe Latifi-Pupovci, është edhe bashkëshortja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat