“Ata dëshironin që të komandonin nga Rogneri”/ Haziri: Kjo është arsyeja pse Rrahim Ademit s`iu ofrua kurrë komanda e UÇK-së

Aktuale

“Ata dëshironin që të komandonin nga Rogneri”/ Haziri: Kjo është arsyeja pse Rrahim Ademit s`iu ofrua kurrë komanda e UÇK-së

Nga: M.L. Më: 13 maj 2022 Në ora: 08:52
Rrahim Ademi

Ditë më parë, Rrahim Ademi, një nga gjeneralët më të njohur gjatë luftës në Kroaci, ka treguar pse nuk iu bashkua luftës së Kosovës.

Ai gjatë një interviste ka thënë se nuk i ishte ofruar asnjëherë komanda e UÇK-së.

Këtë deklaratë e ka komentuar analisti Nexhat Haziri.

Haziri në një postim në Facebook, ka thënë se ata që donin të komandonin nga Rogneri e donin namin vetëm për vetën e tyre.

Gjeneral Rrahim Ademi: Kurrë nuk ma kanë ofruar komandën e UÇK-së

- Normal, ata dëshironin që të komandonin nga Rogneri, ashtu siç edhe bënë, ata donin namin për vete, që të ishin të pushtetshëm dhe të pasur, që të ishin vetëm ata autorët e lirisë së Kosovës, që të vetmit ta sundonin qiellin dhe token e Kosovës, që gjithçka të ishte vetëm e tyre, edhe liria, që popullit t'ia jepnin me këste, vetem aq sa donin ata. Por për fat na çliroi NATO. (n.h)”, ka shkruar Haziri

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat