Kryeministri Kurti publikon një video nga Amerika, tregon për ku është nisur

Aktuale

Kryeministri Kurti publikon një video nga Amerika, tregon për ku është nisur

Më: 13 maj 2022 Në ora: 18:58
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti po vazhdon vizitën në SHBA. Nga San Fransico udhëtoi në Teksas e pastaj u nis drejt Iowa. Nga aty tha se do të vizitojë Chicago, Michigan, Boston, New York e Washington DC.

Në llogarinë e tij në Facebook, Kurti publikoi një video nëpërmjet të cilës tregoi për turin e tij në SHBA.

Aty ai nuk dha detaje, vetëm se tha se ka realizuar “takime shumë të dobishme me komunitetin e biznesmenëve shqiptaro-amerikanë dhe amerikanë”

“Nga Teksasi vazhdojmë në Iowa, për forcimin e mëtejmë të partneritetit në mes të FSK’së dhe Gardës Kombëtare të Iowas. Edhe shumë takime na presin në Chicago, Michigan, Boston, Neë York, Washington DC”, shkroi Kurti.

“Jam këtu në aeroplan në Dallas, duke u nisur për Iowa. Në Teksas kemi pasur takime shumë të dobishme me komunitetin e biznesmenëve shqiptaro-amerikanë dhe amerikanë, por në të njëjtën kohë edhe me ata të cilët janë në fushën e agro-kulturës sepse në Republikën e Kosovës për këtë vit e kemi rritur buxhetin, posaçërisht për mbrojtje dhe siguri dhe për bujqësi. Pas këtyre takimeve dhe bashkëbisedimeve do të vazhdojmë për Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku e kemi një marrëdhënie speciale për shkak të gardës nacionale, por gjithashtu edhe për shkak të konsullatës tonë. Mirë u pafshim prej Iowas, prej nga mandej vazhdojmë për Çikago, për Miçigan, Nju Jork e për Uashington DC.”, theksoi shefi i ekzekutivit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat