Presidentja Osmani përkujton 23-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

Aktuale

Presidentja Osmani përkujton 23-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

Më: 14 maj 2022 Në ora: 14:26
23-vjetori i Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës së Qyshkut, Zahaqit, Llabjanit dhe Pavlanit në të cilën forcat e regjimit gjenocidal serb vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

“Synimi i forcave serbe ishte spastrimi etnik i kësaj pjese dhe shfarosja e popullit shqiptar. Secili nga këta të vrarë është pjesë e historisë së Kosovës, e përpjekjes për liri dhe shtet.

Sikurse në shumë masakra të tjera edhe në këtë rast drejtësia po vonohet.

Vendosja e drejtësisë jo vetëm për këtë rast, por për të gjitha masakrat që u kryen në Kosovë është përkushtim i yni i vazhdueshëm sepse paqja afatgjatë është e mundur vetëm atëherë kur ka drejtësi”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat