Bislimi flet për takimin e djeshëm me Sarrazin, falënderon Gjermaninë për mbështetjen në KE

Aktuale

Bislimi flet për takimin e djeshëm me Sarrazin, falënderon Gjermaninë për mbështetjen në KE

Më: 14 maj 2022 Në ora: 20:19
Foto nga takimi

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar për takimin që ky i fundit ka pasur me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Përmes një cicërime në Twitter, Bislimi, ka thënë se takimi i tij me Sarrazinin ka qenë i ngrohtë dhe ndihmues.

Shtohet se, njeriu dy i qeverisë ka falënderuar emisarin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i jep Kosovës, në rrugën e kësaj të fundit drejt Bashkimit Evropian, por edhe për mbështetjen dhënë Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Takimi i ngrohtë dhe ndihmues me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, të cilin e falënderova për mbështetjen e vendosur dhe të vazhdueshme të Gjermanisë në rrugën e Kosovës në BE dhe mbështetjen e fuqishme për ofertën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Manuel Sarrazin, duke pritur me padurim të punojmë ngushtë së bashku dhe të forcojmë partneritetin tonë tashmë të fortë”, ka thënë Bislimi.

Kujtomë se Sarrazin gjatë vizitës së tij në Kosovë është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe me Ministren për Punë të Jashtme dhe të Disaporës, Donika Gërvalla. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat