G7 do ta godasë Serbinë, pamëshirshëm nëse provokon konflikt / Rrugët e Putinit për në Ballkan po mbyllen

Aktuale

G7 do ta godasë Serbinë, pamëshirshëm nëse provokon konflikt / Rrugët e Putinit për në Ballkan po mbyllen

Nga: Idriz Morina Më: 15 maj 2022 Në ora: 15:38
Anëtarët e G7 me foto të përbashkët pas mbylljes së samitit

Vendet e G7-ës Franca, Kanadaja, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja i kanë dhënë një mesazh të fuqishëm Serbisë, se nuk do të tolerohet një shtet europian, pavarësisht që nuk është në BE, të qëndrojë pranë Rusisë në luftën e pamëshirshme ndaj Ukrainës.

G7-a në samitin treditor që dje i mbylli punimet, është treguar e vendosur për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, e shprehur kjo jo vetëm nëpërmjet deklaratës për të ndihmuar ukrainasit në luftë, por edhe me mesazhin e qartë, se nuk do të njohë kurrë pushtimin e asnjë pjese të vendit sovran.

Image
G7 përcakton se Rusia është e dënuar të humb në Ukrainë, pavarësisht pasojave

G7-a dënon përpjekjet e Serbisë për ndarjen e Bosnjës

Ndonëse, nuk e përcakton se nuk do ta njohë pushtimin e Krimesë të bërë në vitin 2014, duket se mesazhi është i qartë, konfirmues se nuk e njeh atë pushtim, pavarësisht se reagimet asokohe ishin më të buta, por që asnjë vend europian, as G7-a, nuk e ka njohur kurrë regjimin e vendosur në Krime nga Putini, përveç Bjellorusisë.

Pra, G7-a ka dhënë disa mesazhe të qartë dhe serioze për rendin e gjërave, në një periudhë të afërt kohore.

Se Rusia është e dënuar të humb në Ukrainë, pavarësisht pasojave; dhe se

Serbia nuk do të mund ta ëndërrojë zgjerimin e saj, drejt Bosnjës, me ndarjen e Republikës Serbe.

Këto kryemesazhe duhet të lexohen qartësisht dhe me saktësi, nga të dyja shtetet shqiptare në vijim të politikbërjes.

"Ne nuk do të tolerojmë politikën secesioniste të RS, e cila kërcënon të ardhmen dhe stabilitetin e Bosnjë e Hercegovinës në rajon", kanë thënë ministrat e Jashtëm të G7 në një deklaratë të përbashkët.

Pra, Serbia mund të llogarisë vetëm në goditje, nëse ajo provon, që sipas modelit të Putinit, të zgjerojë tokat e saj në Ballkan, qoftë edhe duke e ndarë Republikën Serbe të Bonjës, dhe t’ia bashkojë vetes.

Image
Edi Rama me Vuçiqin dhe Dodikun 'non grata' dhe të sanksionuar nga SHBA-ja e BM-ja

Por, derisa G7-ta po bën çdo përpjekje për ta ndëshkuar Serbinë, për shkak të politikave secesioniste, Shqipëria, qeveria e saj në krye me Edi Ramën, po e bëjnë të kundërtën, po e mbrojnë Serbinë aq shumë, sa janë verbuar dhe nuk po e dallojnë ende në cilën anë është, të Perëndimit apo të Lindjes.

Ne urojmë që Serbia të mbetet në anën e Lindjes ruse, dhe të mos tentojë fare Perëndimin, për të cilin vetëm ka qëllim përfitimi dhe mashtrimi. Kultura e mirëfilltë perëndimore, është jashtë shpirtit serb. Ajo frymon me kulturën ruse, binaritetin e saj, dhe me përpjekjet shovene dhe antinjerëzore të saja.

Pra, ajo duhet të marrë atë që i takon nga Perëndimi, ndëshkimin! Pavarësisht se të vonuar, ai po kthehet në domosdoshmëri. Shpresojmë që G7-ta të shkojë drejt sanksioneve ndaj Serbisë.

Edhe analistët dhe politikanët e mbetur të pakët, që kërkojnë ndarjen e Kosovës, duhet ta kenë të qartë se idetë e tilla, që e zgjerojnë Serbinë dhe cungojnë tokat shqiptare, kanë marrë fund.

Image
Takimet e G7 edhe me takime virtuale

Shansi i rikthyer për shqiptarët

Ky moment, dhe këto zhvillime janë shansi i art i shqiptarëve që ta shfrytëzojnë zhvillimin e ngjarjeve në Ukrainë, përplasjen Lindje-Perëndim, dhe që të vlerësohen më seriozisht nga miqtë, në mënyrë që mos të sakrifikohen me asgjë për Serbinë.

Në këtë rast është e thjesht se çfarë do të mund të bënte qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë, që të kërkojë ndëshkimin e Serbisë dhe favore për Shqipërinë, shqiptarët dhe Kosovën.

Pra, që deklaratat si të G7, të jenë edhe më të ashpra dhe me kërcënime serioze për sanksione ndaj Serbisë, të mos mjaftohen vetëm me një paralajmërim apo tërheqje të vërejtjes.

Gjithashtu ato mund të kërkojnë, që Kosova të lihet e qetë, sepse ka nënshkruar çdo pakt ndërkombëtar që i është kërkuar, në Rambuje, Vjenë dhe në Bruksel, se zgjidhjet antikushtetuese Kosova nuk mund të detyrohet t’i bëjë, aq më tepër që vetë ai dokument është i krijuar nga vendet perëndimore, para se të kenë mund të vendosin ndonjë gjë aty shqiptarët.

Mjafton këto tri çështje ti ngreh edhe haptazi qeveria e Shqipërisë, dhe që gjërat të marrin rrjedhat e duhura.

Nuk duhet pranuar kaq lehtësisht, pa rezistencë dhe pa shprehje keqardhje të mirëfilltë nga qeveria e Shqipërisë, pse ende vazhdon të bie presioni njësoj si mbi Kosovën, edhe Serbinë, e cila siç dihet nga e gjithë bota, ka kryer katër luftëra në dekadën e fundit të shekullit të 20-të, e ka zbrazur Kosovën më shumë se 60%, vetëm gjatë dy muajve të bombardimeve, dhe ka shkatërruar thuajse çdo pronë të shqiptarëve.

Natyrisht që thirrja për një marrëveshje përfundimisht dhe sa më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke dhe të obligueshme, është më se e mirëpritur, por jo edhe i ndonjë pjese të marrëveshjes, që është antikushtetuese.
“Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, të zbatojnë plotësisht dhe pa vonesa të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën, dhe të normalizojnë raportet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, që do t’u lejonte të realizonin perspektivat e tyre respektive evropiane, që do të kontribuonte në stabilitetin rajonal dhe të ishte në dobi të të gjithë qytetarëve të rajonit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ministrave të G7-s pas mbledhjes treditore në Gjermani.

Gjithashtu G7 ka dhënë mesazhe për të gjitha vendet që presin integrim në BE, që t’i zhvillojnë demokracitë e tyre, por si duket Serbisë, në mënyrë të veçantë ia kanë drejtuar edhe mesazhin, që ‘të parandalojë radikalizmin dhe dhunën, ta luftojë dezinformimin për gjenocidin, dhe të mos i glorifikojë krimet e luftës dhe kriminelët e dënuar’.

Një goditje tjetër për Ramën erdhi nga G7-ta, e cila në deklaratën e saj, përveç se nuk e ka përfshirë fare “Ballkanin e hapur”, ka kërkuar që të gjitha nismat të mbështeten në “kornizën e Procesit të Berlinit”.

Edhe G7-ta e ka konfirmuar se “Ballkani i hapur”, nuk është një proces që mbështetet, përkundrazi, në aspektin ekonomik i mbështesin vetëm proceset integruese, që janë brenda “Procesit të Berlinit”.

Image
G7 kërkon të parandalohet radikalizmi dhe dhuna, të luftohet dezinformimi për gjenocidin, dhe të mos glorifikohen krimet e luftës dhe kriminelët e dënuar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat