Lauka: Kosova në “Open Ballkan” vetëm nëse njihet si shtet nga Serbia

Aktuale

Lauka: Kosova në “Open Ballkan” vetëm nëse njihet si shtet nga Serbia

Më: 17 maj 2022 Në ora: 08:11
Islam Lauka

Nisma rajonale e njohur si “Open Ballkan” nuk e ka bindur asnjëherë Kosovën që të bëhet pjesë e saj

Ish- ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka përkrahur qasjen e Kosovës, duke thënë se si parakusht për bashkëngjitjen në këtë nismë, Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Konteksti është i tillë që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, nuk i njeh kufijtë e Kosovës, dokumentet zyrtare, vulat atëherë si mundësh të hapësh kufijtë me një shtet që s’ta njeh kufirin por a duhet të bëjmë Ballkanin e Hapur, kushti i parë që po s’më njohe ti më thua hajde mua si provincë këtu, mungon elementi i parë si barazia.

Unë si Kosovë nëse s’më njeh ti po më thua hajde si provincë e Serbisë, më njih edhe po vij me dy duar, s’ka pengesë”, tha Lauka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat