Profesori dhe ish-diplomati amerikan gëzohet që dikush po ofron argumente të forta për anëtarësimin e Kosovës në KE

Aktuale

Profesori dhe ish-diplomati amerikan gëzohet që dikush po ofron argumente të forta për anëtarësimin e Kosovës në KE

Më: 17 maj 2022 Në ora: 11:07
Daniel Serwer

Profesori dhe ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas një publikimi të ESI (European Stability Initiative) me argumente pse Kosova duhet anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Duke e shpërndarë një ‘thread’ në Twitter të njërit prej autorëve të letrës, Kristof Bender, Serwer shkruan “më vjen mirë që dikush është duke e ndjekur këtë dhe e kupton më mirë se unë”.

“Për dallim nga Rusia, Kosova ka parë transfere paqësore të pushtetit pas zgjedhjeve të lira. Për dallim nga Rusia, Kosova e pavarur s’ka pasur asnjëherë të burgosur politikë. Për dallim nga Rusia, Kosova asnjëherë s’ka bërë ndonjë luftë.

Por, aktivisht është dekurajuar nga anëtarët tjerë kur është në pyetje aplikimi për anëtarësim në KE”, ka shkruar në Twitter Kristof Bender bashkautor i letrës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat